Lulzim Aliu, zëvendës ministri për Arsim dhe Shkencë nga rradhët e Alternativës, ndau pjesë të punimeve të Konferencës përmbyllëse të mbajtur në Beograd të Serbisë, transmeton InfoShqip.
Në profilin e tij në Facebook ai tregoi se qëllimi i konferencës është përgatitja e mësuesve të ardhshëm në Ballkanin Perëndimor, të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit fillor të mësuesve në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë, Malin e Zi, Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet lehtësimit të bashkëpunimit midis universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë me një fokus trajnimi i mësuesve dhe shkollave.
Në vazhdim postimi i plotë:
“Përgatitja e mësuesve të ardhshëm në Ballkanin Perëndimor, ka pretenduar që nga fillimi i vitit 2018 të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit fillor të mësuesve në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë, Malin e Zi, Serbi dhe në Maqedonin e Veriut, nëpërmjet lehtësimit të bashkëpunimit midis universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë me një fokus trajnimi i mësuesve dhe shkollave.
Projekti është organizuar nga Qendra Evropiane Wergeland (EWC) me Ana Perona-Fjeldstad si drejtore ekzekutive.
Qëllimi i konferencës është të tregojë rezultatet e projektit, si dhe të trajtojë të ardhmen dhe të japë hapësirë për rrjetëzime brenda sektorit arsimor në rajon.”– përfundoi ai./InfoShqip.com




