Departamenti i Shtetit i SHBA ka miratuar një paketë të madhe shitjesh ushtarake me vlerë mbi 8.6 miliardë dollarë për disa nga aleatët kryesorë në Lindjen e Mesme, përfshirë Izraelin, Katarin, Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas njoftimit zyrtar, Izraeli pritet të blejë sisteme APKWS me vlerë rreth 992.4 milionë dollarë.
Ndërkohë, Katari do të pajiset me raketa Patriot dhe pajisje të lidhura me to, në një marrëveshje që arrin vlerën e 4.01 miliardë dollarëve.
Për Kuvajti,n paketa përfshin sistemin IBCS me një vlerë prej 2.5 miliardë dollarësh.
Ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe do të blejnë gjithashtu sisteme APKWS me vlerë rreth 147.6 milionë dollarë.


