Ribalanci i buxhetit ka shkaktuar reagime nga opozita. Deputeti i LSDM-së Borçe Cvetkovski tha se ajo që shihet është se VMRO-DPMNE nuk parasheh rritje të pagës minimale, nuk ka masa dhe politika për rritjen e pagave sipas sektorëve dhe paralajmëron rritje të huamarrjes. Ai thotë se kjo nuk është mënyrë e mirë dhe se standardi i qytetarëve dhe punëtorëve duhet të rritet dhe jo të kërcënohet.
BORÇE CVETKOVSKI, LSDM
“Kjo nuk është mirë, standardi i qytetarëve dhe punëtorëve duhet të rritet dhe jo të kërcënohet. VMRO-DPMNE-ja po e shohim që nga dita e parë të kërkojë alibi dhe po arsyetohet se nuk ka pasur para në buxhet. Ka para për gjithçka. Natyrisht, LSDM-ja do ta analizojë hollësisht dhe ne do t’i bëjmë vërejtjet tona”.