Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje nga Konferenca e Sigurisë në Mynih kritikoi zëvendëssekretaren e përgjithshme të NATO-s, Radmilla Shekerinska, duke vlerësuar se një pjesë e deklaratave të saj “nuk kanë shumë kuptim” dhe nuk e pasqyrojnë realitetin. Pas kësaj LSDM-ja opozitare e Maqedonisë, e dënoi qëndrimin e Vuçiqit dhe e akuzoi për qasje shoviniste.
Presidenti serb reagoi ndaj deklaratës së Shekerinskës, në të cilën ajo theksoi se Kroacia dhe Shqipëria janë partnerë të sigurt të NATO-s dhe kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke aluduar në bashkëpunimin e dy vendeve anëtare të Aleancës me Kosovën në fushën e mbrojtjes.
“Por ajo foli edhe për disa gjëra të tjera që nuk kanë shumë kuptim. Duke dashur, supozoj, të kritikojë Republikën Srpska, ajo foli për shqetësimin e saj lidhur me disa deklarata dhe vendime separatiste në rajon që nuk kontribuojnë për paqen. Këtë na e thonë gruaja dhe njerëzit që çuan në shkëputjen, të paktën sipas tyre, të një pjese të territorit të Serbisë – ndërmjet 13 dhe 14 për qind të territorit të Serbisë”, tha Vuçiq.
Pas kësaj deklarate ka reaguar partia opozitare LSDM nga RMV-ja, pjesë e së cilës ka qenë vetë Shekerinska.
LSDM-ja e dënoi sjelljen e presidentit serb Aleksandar Vuçiqit ndaj zëvendëssekretares së përgjithshme të NATO-s, Radmilla Shekerinska, duke e akuzuar për qasje poshtëruese dhe shoviniste, si dhe për përdorim të fyerjeve në vend të argumenteve.
“E njohur për fyerjen e të gjithë atyre që nuk ndajnë qëndrimet e tij ose i pengojnë, këtë herë synimi i tij ishte Radmilla Shekerinska. Vuçiq në mënyrë keqdashëse theksoi se ‘kjo grua dhe njerëzit që çuan në shkëputje’ (duke theksuar gjininë e saj në një mënyrë poshtëruese, si të ishte e rëndësishme për argumentin), e akuzoi Shekerinskën për lidhje me shkëputjen e 13–14 për qind të territorit të Serbisë (duke iu referuar Kosovës)”, thanë nga LSDM.
Ata theksuan se zëvendëssekretarja e NATO-s nuk ka asnjë lidhje me akuzat për separatizëm dhe gjithmonë ka promovuar dialogun dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Sipas LSDM, roli i Radmilla Shekerinskës në NATO është dëshmi e fuqisë dhe kompetencës së grave në politikën ndërkombëtare, ndërsa sulmet e presidentit serb Vuçiq i vlerësuan si përpjekje për të minimizuar këto arritje.
Data 15.02.2026
Aktuale
- Rama paralajmëroi ndryshime ligjore pas pezullimit të Ballukut, Berisha: I tmerruar nga ultimatumi i Brukselit, përpjekjet e fundit për të krijuar mburojë për veten
- Përmbyten disa vendbanime në Komunën e Sarajit, Elmazi: Ekipet janë në terren
- Gjatë Ramazanit do të hapen dyert e xhamisë më të madhe në Maqedoninë e Veriut
- Çfarë kanë këta që janë hedhur në sulm!
- LSDM: Sulmet e Vuçiqit ndaj Shekerinskës janë poshtëruese dhe pa argumente
- Elmazi pas vërshimeve në Saraj: Po punojmë intensivisht për ta menaxhuar situatën, qytetarët të shmangin zonat e rrezikuara
- Ndotja e ujit të pijshëm në Strugë, Qyra: Nesër do të bëhet analizë dhe do të zbulohen shkaqet e ndotjes
- Reshjet intensive përmbytin Bukoviçin, Arnaqin dhe Semenishtin në Saraj


