LSDM-ja kërkon hetim të ri nga Prokuroria lidhur me certifikatën TOEFL për njohje të gjuhës angleze të drejtorit të ASK-së Bojan Hristovski, duke i paru parasysh dyshimet e reja të cilat dolën në opinion pas hulumtimit të BIRN-it, njofton Portalb.mk.
“Hulumtimi i fundit i BIRN-it, nga shqyrtimi i dokumentacionit zbulon dyshime të reja dhe hollësi skandaloze për validitetin e certifikatit TOEFL për të cilat institucionet duhet të veprojnë. Fillimisht. Për certifikatën për njohje të gjuhës Hristovski e ka dhënë provimin nga shtëpia, ndërsa në intervistë për media maqedonase Hristovski tha se ka dhënë provimin përmes studios së gjuhëve ‘Julija’ në Pllovdiv’. Vallë Hristovski ka gënjyer që ta fshehë skandalin? Më tej, tre jesët e provimit, lexim, dëgjim dhe shkrim, Hristovski i ka dhënë në datën e njëjtë, më 22 mars të vitit 2022, ndërsa pjesën komunikim e ka dhënë pesë ditë më parë. Kjo është në kundërshtim me rregullat e ETS, ku testi zgjat rreth dy orë për të gjithë katër pjesët, ndërsa pauzat janë të ndaluara”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Siç potencoi ajo, në dokument qëndron se rezultatet nga certifikata vlejnë dy vite gjegjësisht, deri në mars të vitit 2024, ndërsa Hristovski është emëruar për drejtor në tetor të vitit 2024, që do të thotë shtatë muaj pas skadimit të vlefshmërisë.
Ajo kërkoi që Prokuroria të hapë hetim të ri të pavarur për rastin Hristovski.
“Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të hapë lëndë, për shkak se sipas Ligjit është kompetente. Prokuroria të kërkojë nga ETS – institucioni i vetëm i autorizuar, që t’i zbulojë të dhënat zyrtare për dhënien e provimit të Bojan Hristovskit. Opinioni ta kuptojë të gjithë të vërtetën, ndërsa të gjithë të involvuarit në këtë skandal duhet të përgjigjen. Përgjegjësi duhet të ketë”, porositi zëdhënësja e LSDM-së.
Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK), Bojan Hristovski, i është nënshtruar dy herë provimit TOEFL në anglisht, ndërsa kodi i qendrës së testimit ku ai e ka bërë këtë nuk është në Pllovdiv, ku është regjistruar studioja e gjuhëve “Julija”, nxjerr në pah hulumtimi i BIRN-it.
Prokuroria Themelore Publike Shkup paraprakisht nuk gjeti diçka kontestuese me certifikatën TOEFL për njohje të gjuhës angleze të drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) Bojan Hristovski.