LSDM kërkon që Prokuroria të hetojë shpenzimet për festimin e 35-vjetorit të pavarësisë, për të cilin, sipas partisë, janë shpenzuar rreth 5.5 milionë euro nga Lotaria Shtetërore.
Reagimi vjen pasi Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) hapi rast për konflikt të mundshëm interesi lidhur me Nikollçe Micevskin, kryetarin e komisionit që mori pjesë në përzgjedhjen e ofertës për organizimin e festimit.
Sipas KSHPK-së, rasti i hapur ka të bëjë vetëm me konfliktin e mundshëm të interesit dhe jo me të gjithë financimin e festimit. Komisioni tha se shpenzimet e përgjithshme janë duke u monitoruar, por për to nuk është hapur rast i veçantë.
Nga LSDM thonë se çështja nuk duhet të kufizohet vetëm te një person dhe kërkojnë që Prokuroria të kontrollojë të gjitha kontratat, pagesat, faturat dhe dokumentet që lidhen me shpenzimet.
“Një konflikt interesi për një anëtar të Komisionit është vetëm një segment. I gjithë rasti kërkon hetim nga Prokuroria, duke ndjekur gjurmët e parave”, thonë nga LSDM.
Partia pretendon gjithashtu se Micevski më herët kishte thënë se festimi nuk kishte kushtuar para, ndërsa më pas u bë e ditur se shpenzimet arrijnë në 5.5 milionë euro.
LSDM kërkon që institucionet të sqarojnë se si janë shpenzuar paratë dhe ku kanë përfunduar fondet.
The post LSDM: Prokuroria duhet të hetojë Llotarinë dhe festimin pavarësisë appeared first on TV-SHENJA.



