Partia opozitare LSDM informon se ka humbur jetën një paciente e cila nuk është pranuar në Klinikën Infektive, ndërsa më parë është refuzuar edhe nga Klinika për Anestezion, Reanimim dhe Mjekim Intensiv.
“Pacientja e cila këtë mëngjes ka qenë në gjendje të rëndë nuk është pranuar në repartin intensiv në klinikën Infektive ndërsa nuk është pranuar as në Karil pas çka ka humbur jetën. Ky është skandal për të cilin duhet të ketë përgjegjësi! Me urgjencë duhet të dalin drejtorët e Klinikës për Anestezion, Reanimim dhe Mjekim Intensiv dhe Klinikës Infektive dhe të përgjigjen përse nuk është pranuar pacientja. Ku është ministri Taravari tërë ditën që të intervenojë pasi që herët LSDM ka informuar për problemin”, thuhet në komunikatën e LSDM-së, përcjell SHENJA.
Nga partia thonë se e kanë raportin e tërësishëm për rastin dhe të njëjtin do ta publikojnë nëse Ministria e Shëndetësisë dhe Inspektorati Shtetëror Sanitar do të tentojnë ta heshtin rastin.
Data 01.09.2026
Aktuale
- Nga sot fillon të qarkullojë “Treni urban” në relacionin Zelenikovë-Shkup
- Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të rriten investimet kapitale në Shkup
- Në MPB hetohet dhënia e lejeve të paligjshme të kategorive “C” dhe “D”
- Sekretari i ushtrisë amerikane jep dorëheqjen pas muajsh tensionesh
- Motorët përplasen ‘kokë më kokë’, 3 të vdekur në një aksident tragjik në Athinë
- Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
- Pirin Export: Wellness dhe SPA në shtëpi – standardi i ri për një jetë të shëndetshme dhe cilësore
- 1.014 sportistë palestinezë të vrarë nga Izraeli gjatë gjenocidit në Gaza



