Faktet për skandalin e mbeturinave mjekësore tregojnë ndërlidhje të drejtpërdrejtë me VMRO-DPMNE-në dhe krimin e Nikolla Gruevskit, të cilin Hristian Mickoski po e mbron vazhdimisht.
Përgjegjësia për këtë skandal të madh na çon drejtpërdrejt deri te njerëzit e afërt me VMRO-DPMNE-në, të afërt me Gruevskin dhe Hristian Mickoskit.
Prokurorja në lëndë, e cila për dy muaj nuk ishte deklaruar për procedurën hetimore është kuadër i VMRO-DPMNE-së, e vendosur nga Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankullovska.
Goran Angelov disa vite ishte drejtor i Drisla-s, ka pranuar mbetjet që të deponohen, është kuadër i VMRO-DPMNE-së, ish-kryetar komune dhe kandidat për kryetar të kësaj partie në vitin 2019.
Kuadrot e Gruevskit dhe ekzekutuesit e Mickoskit, të cilët me vite kanë udhëhequr biznese në llogari të shëndetit të njerëzve dhe mjedisit jetësor, duhet të japin përgjegjësi. Po ashtu edhe ata që e kanë fshehur rastin.
LSDM – Qendra për komunikimi me opinionin



