Ne nuk heshtim, por Gruevski gënjen kanë thënë nga LSDM.
“LSDM qartazi dhe haptazi thotë se askush nuk do të mund ta rrezikoj statusin e gjuhës maqedone të unitaritetit dhe të shtetit. Do të mundësohet aplikim praktik i të gjitha gjuhëve, të të gjitha bashkësive, në bazë të nevojave të tyre dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, reagojnë nga LSDM.
“Maqedonia do të jetë shtet unitar i gjithë qytetarëve, do të ketë reforma të reja në Qeveri dhe kjo Qeveri do të mundësoj integrim euroatlantik, jetë kualitative, institucione të pavarura dhe drejtësi për të gjithë. Kjo është e përfshirë në Programin e Qeverisë së re, dokumentin e vetëm valid për qytetarët, publikisht e vendosur në ëeb faqen e LSDM-së dhe shumë mirë i njohur për opinionin ndërtetnik”, thonë nga LSDM.
Sipas tyre, vetëm Nikolla Gruevski dhe udhëqësia e VMRO-DPMNE-së kanë nevojë të flasin për tema inegzistente, në tentim që ti mbulojnë platformat e tyre kriminele.
“Këta politikan të konsumuar, të frikësuar nga ndryshimet dhe kthimi i drejtësisë, e ndjejnë fundosjen e regjimit që e bartë edhe fundi politikës së tyre”, thuhet më tej në kumtesën e LSDM-së.