VMRO-DPMNE sërish po hynë në konflikt me organizatat ndërkombëtare, si në kohën e të arratisurit Nikolla Gruevskit. Është i njohur operacioni desorosizmi, i udhëhequr nga Gruevski, ndërsa Mickoski thellë po shkel në baltën e njëjtë.
Asgjë nuk ka ndryshuar në VMRO-DPMNE, ajo është qendra e lajmeve të rreme, dezinformimeve dhe konflikteve me organizata qytetare.
Nuk ka asgjë të fshehtë për iniciativën e re të vendeve të Ballkanit Perëndimor – është një iniciativë për një Ballkan më të mirë dhe për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në rajon.
Iniciativa për Ballkan më të mirë, në të cilën këtë fundjavë në Ohër, së bashku me kryeministrin Zoran Zaev, morën pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiq dhe ministrja e Malit të Zi, Dragica Sekuliq.
Gjatë takimeve të punës, përveç me nënkryetarin e Fondit të Shoqërisë së Hapur Aleksandër Soros, u mbajtën konsultime me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e tjerë.
Ne i kujtojmë publikut thirrjet e VMRO-DPMNE-së për një natë me shpata të gjata dhe luftën me ata që nuk mendojnë njëjtë. Nuk u vjen mendja, sërish me gënjeshtra për gjoja shpërnguljen e emigrantëve i trembin qytetarët.
Edhe atëherë dhe tani, qytetarët janë kundër gënjeshtrave dhe urrejtjes së dyshes Gruevski-Mickoski. Kjo është arsyeja pse ata humbën zgjedhjet e mëparshme dhe për këtë arsye do të humbin zgjedhjet e 12 prillit. Asnjë rikuperim të desorosizimit nuk do të ndodhë!



