artia më e madhe maqedonase në pushtet, LSDM ka dënuar gjuhën e urrejtjes të
protestuesve mbrëmë para Kuvendit të Maqedonisë, transmeton Zhurnal.
Nga kjo parti ftojnë për qetësi dhe u bëjnë apel qytetarëve që mos të lejojmë që dikush ta
rrezikon të ardhmen e Maqedonisë.
“LSDM dënon dhunën e mbrëmshme para Kuvendit, sulmet e masës së mbledhur kundër
gazetarëve, kameramenëve dhe policëve të cilët tentuan të ndalojnë hyrje të dhunshme në
Kuvend. Secili ka të drejtë të proteston dhe të shfaqë qëndrime dhe mendime, por në
protestën e mbrëmshme kishte gjuhë të urrejtjes, thirrje për dhunë, ofendime dhe
provokime ndaj qytetarëve, ndaj gazetarëve, ndaj etnikumeve të ndryshme”, thuhet në
reagimin e LSDM-së.
Mbrëm tifo grupi “Komitët” protestuan dhunshëm para Kuvendit kundër marrëveshjes për
emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Gjatë protestave ata lënduan edhe policë por edhe
shfaqën gjuhë të urrejtjes dhe thirrje për luftë.
Data 11.09.2025
Aktuale
- Gjorgjievski: Plani im për zgjidhjen e kaosit në trafik në Shkup
- U përurua objekti i ri administrativ i Komunës së Karposhit, Jakimovski zyrtarizoi kandidaturën
- U përurua objekti i ri administrativ i Komunës së Karposhit
- Tensionet në rritje: Këshilli i Sigurimit i OKB-së reagon ndaj sulmit rus në Poloni
- Është regjistruar tërmet në Maqedoni
- Ja sa maqedonas morën shtetësi bullgare gjatë 2024
- Kërcënohet me jetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
- ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it