“Deklarata e zëvendëskryeministrit Izet Mexhitit se Qeveria do të punësojë 2.000 deri 3.000 kuadro partiak të Mexhitit në administratën shtetërore është një skandal pa precedencë”, thonë nga opozitarja LSDM.
Ata thonë se partizimi masiv i administratës para zgjedhjeve është dakorduar me Mickoskin.
Socialdemokratët pyesin nëse listat e punësimeve janë në tavolinën e kryeministrit Mickoski.
“Sipas cilave kritere do të zgjidhen këto 3.000 të punësuar? A do të ketë konkurse publike ose tashmë ekziston lista e kandidatëve të “përshtatshëm”? A është kjo listë tashmë në tavolinën e Hristijan Mickoskit? A hesht OBRM-PDUKM për shkak se tashmë është dakorduar se pjesë e këtyre punësimeve do të jenë edhe kuadra të tyre? LSDM kërkon: Antikorrupsioni urgjentisht të veprojë pas kësaj deklarate. Urgjentisht të stopohen punësimet momentale në administratën shtetërore. Hetime të plota për këtë skandal nga institucionet kompetente. Kjo nuk guxon të mbetet e pandëshkuar”, thonë nga LSDM.
Ata përmendin se me këto veprime po kthehet mënyra e funksionimit të institucioneve shtetërore, njejtë si në kohën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.