30 Nëntor 2018 / 16:23
Opozita do të jetë pjesë e debatit dhe e përcaktimit të lokacionit përfundimtar të Qendrës së re Klinike. Një ditë më parë ministri i Shëndetësisë së bashku me disa nga grupet parlamentare kanë debatuar mbi zgjidhjet e mundshme për t‘u ngritur objektet e Qendrës së re Klinike. Lokacionet e mundshme të cilat janë paraqitur deri më tani si më të përshtatshme janë në komunën e Gjorçe Petrovit si dhe në atë të Petrovecit.
Meritojnë që të jenë të informuar apsolutisht të gjitha palët e interesuara, këtu nuk duhet të ketë ndarje në baza partiake, nacionale apo çfarëdo forme tjetër dhe në bazë të të gjithë kësaj ne bëmë një debat me deputetët, ishin të pranishëm grupe të ndryshme deputetësh i prezantuam alternativat e mundshme për lokacionin, i spjeguam të gjitha përparsitë dhe disavantazhet, dhe në periudhën e ardhshme bazur në analizat e detajuara të disa lokacioneve dhe ata janë lokacioni Zllokuqani në komunën e Gjorçe Petrovit dhe në komunën Petrovec ne do të bëjmë debat me persona të fushës që të dëgjojmë edhe mendimin e tyre“- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Loading…


