‘Logos – A’, vatra më e rëndësishme kulturore e shqiptarëve të Maqedonisë

‘Logos – A’, vatra më e rëndësishme kulturore e shqiptarëve të Maqedonisë

Edhe vitin e shkuar Shtëpia Botuese ‘Logos-A’ e vazhdoi aktivitetin e vet ashtu si edhe disa dekada më pare – duke botuar e duke shpërndarë libra falas pa bërë shumë zhurmë dhe pa i vetë lëvduar.

Ne të vërtet këtë shtëpi botuese dhe pronarin e saj Adnan Islmaili i dallon dashuria dhe përkushtimi ndaj librit si dhe vetëdija se për çdonjërin nga ne flasin vepra që lëmë pas.

Vitin e shkuar 2020, kur pandemia e ‘mbylli’ botën, SHB “Logos-A” mundësoi libra falas online për lexuesit që ishin të detyruar të mbylleshin nëpër shtëpitë e veta dhe të izoloheshin shkaku i virusit të rrezikshëm.

Pra vitin e shkuar “Logos-A’ për çdo javë publikonte online nga 10 libra të fushave të ndryshme, për mosha të ndryshme dhe për përgatitje të ndryshme intelektuale e profesionale.

Kryefjala e kësaj fushate ishte “Rri në shtëpi e lexo’. Pra qëllimi parësor ishte t’ua lehtësojë ‘mbylljen’ atyre që e duan librin.

Ndërkohë edhe gjatë vitit të pandemisë, “Logos-A” vazhdoi veprimtarinë botuese duke e pasuruar bibliotekën kombëtare me shumë libra të autorëve tan si dhe me përkthime nga gjuhë të huaja, ku bënë pjesë edhe libri “Fëmijët e tabletit’’, të autorit turk Ramazan Şimşek, përkthyer nga Ali Pajaziti.

Sa u përket autorëve tanë vlen të veçohen kompleti i Ismail Ahmedit si dhe libri i Alda Bardhylit, ‘ Një dialog i papërfunduar’ e që ka të bëjë me shkrimtarin tonë KIm Mehmeti.

Sidoqoftë duhet ritheksuar se SHB “Logos – A” ishte dhe mbeti vatra më e rëndësishme kulturore e shqiptarëve të Maqedonisë dhe një nga botuesit më të rëndësishëm në hapësirat gjithëshqiptare. /sakte.net