Lidhja e odave ekonomike (LOE) e cilëson skandaloz sjelljen e operatorëve kabllorë të cilët dje për një orë e ndërprenë emetimin e programeve televizive.
LOE vlerëson se në këtë mënyrë, operatorët i dëmtojnë shfrytëzuesit të cilët paguajnë për shërbimet dhe kanë kontrata të rregullta. Njëherit u rekomandon operatorëve kabllorë që të drejtat e tyre t’i kërkojnë në mënyrë institucionale, e jo në kurriz të qytetarëve.
“Sjellja e këtillë skandaloze nuk është vërejtur askund, të çkyçet programi për të cilin ekzistojnë marrëveshje të nënshkruara në mënyrë të rregullt dhe për të cilin ka obligim për dërgesë të shërbimit ndaj kompanive dhe qytetarëve.
Kërkojmë sqarim sipas cilit nen të marrëveshjeve pa pyetje dhe pa pranim me shkrim nga ana e shfrytëzuesve, ata do të dëmshpërblehen me ndonjë denar të parapagimit të ulur, e jo me dëm adekuat për shkelje të marrëveshjeve. Presim të ndërpritet arbitrarizmi i kamufluar në protestë dhe të drejtat e veta operatorët t’i kërkojnë institucionalisht, e jo në kurriz të shfrytëzuesve dhe të
ofrojnë shërbime rregullisht për të cilat kanë obligim sipas marrëveshjes. E drejta për protestë, nëse dëshirohet të shfrytëzohet, nuk guxon të bëhet me dëmtime të shfrytëzuesve dhe në këtë mënyrë me çkyçje të programit. Për protestë kundër gjoja rregullave të imponuara, operatorët mund t’u drejtohen institucioneve të cilat konsiderojnë se i kanë dëmtuar, ta shfrytëzojnë të drejtën e grevës dhe protestës, të negociojnë, pa u ndërmarrë veprime si ndërprerja e shërbimit, me të cilën i dëmtojnë qytetarët dhe ndërmarrjet”, thekson LOE./MIA
Data 20.09.2026
Aktuale
- Irani “ka marrë informacion” se SHBA ka vendosur të rifillojë sulmet, zotohet për kundërpërgjigje
- “M’u ka copëtu shpirti”, Mihrije Braha reagon e pikëlluar për vdekjen e shoqës
- Çlirim Haziri: Nga fëmijëria me Hashim Thaçin në protestat e sotme
- Gjenerali i njohur i Gjermanisë merr drejtimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s
- (VIDEO) Shporta minimale e shtatorit arrit 69 432 denarë
- Denoncimi i fortë i Bardhit: Edi Rama është takuar me Ergys Agasin përpara arrestimit të tij
- E rëndë në Dibër/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi
- Hashim Thaçi: Një trashëgimi e ndarë mes pavarësisë dhe dënimit për krime lufte



