Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE) sot në
Podgoricë, Mal i Zi nënshkroi marrëveshje bilaterale për forcimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik me Odën Ekonomike të Pekinit, si dhe Deklaratë për vendosjen e mekanizmave të liderëve të odave bartëse të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në procesin 16 + 1 që ka për qëllim ta rritë bashkëpunimin e RP të Kinës me vendet e EQL-së.
Kryetari i TIK Odës pranë LOE-së, Sasha Ognenovski, merr pjesë në Samitin 16+1 në Podgoricë së bashku me prefektët e 16 vendeve të EQL, kryetarë dhe zëvendës të odave ekonomike të përfshirë në procesin e EQL-së, si dhe prefektin e Pekinit.
Ognenovski, informojnë nga LOE-ja, në tryezën e rrumbullakët i theksoi angazhimet veç më të vendosura të LOE-së e cila ushqen relacione të mira me RP të Kinës dhe e theksoi rëndësinë për rritjen e mundësive të sektorit privat në Republikën e Maqedonisë.
LOE, shtoi, disa vite merr pjesë në forume të 16+1 për përmirësimin e konkurrencës së kompanive të Republikës së Maqedonisë, për çka punon në mënyrë aktive edhe në promovimin e mega projektit kinez “Një rrip, një rrugë” për lidhje infrastrukturore dhe ekonomike të Azisë, Evropës, Afrikës dhe Lindjes së Afërt.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Kapen 8 migrantë në një veturë, arrestohet 40-vjeçari nga Shqipëria!
- Nën ndikimin e alkoolit, tetovari voziste në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një ngjarje e rëndë në Deçan
- Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në administratën publike
- Rreth 66.800 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal, në dispozicion 56.000 vaksina
- Ministri Hoxha paralajmëron kthesë në ekologji: Deponitë e egra në hartë digjitale, ndotësit nën kontroll
- Fertiliteti në BE në nivelin më të ulët që nga viti 2001, e ngjashme gjendja edhe në Maqedoni
- Jeton Sylaj flet për ngjarjen e rëndë: ‘Kam tentuar ta parandaloj’


