Lista “Më mirë për Tetovën” kërkon reagim të shpejtë nga Komuna e Tetovës për parandalimin e shkatërrimit dhe uzurpimit të hapësirave të gjelbra publike përgjatë rrugës Boris Kidriç që po na ndodh edhe sot para syve tanë. Në të kundërtën çdo tolerim i këtij uzurpimi apo “donacioni” në heshtje nga ana e udhëheqësisë së Komunës do të konsiderohet si bashkëfajsi me prapavijë korruptive.
Për fat të keq, kaluan dy vjet dhe Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami nuk e mbajti premtimin se do t’i lirohjë hapësirat publike të gjelbra përgjatë rrugës Boris Kidriç që u ju vodhën qytetit.Përditë e më shumë trotuaret si hapësira publike për këmbësorë uzurpohen nga kompanitë e ndërtimit në kohëzgjatje mbi një vjeçare në kundërshtim me Ligjin për ndërtim sipas nenit 156-b paragrafi 1 pika 4 inspektorati duhet të shqiptojë dënim për investitorin. Pyesim Komunën për çfarë interesash mbyll sytë për investitorët privat duke sakrifikuar interesin publik?
Data 20.03.2026
Aktuale
- Raportohet se është arrestuar një drejtor në RMV në momentin kur ishte duke marrë 50 mijë euro ryshfet
- BDI: Bexheti u përball me gjuhë fyese në Kuvend, Gashi nuk ndërhyri – të japë dorëheqje
- Kush humb dhe kush fiton me luftën në Iran? Ja çfarë thotë profesori Mevludin Ibishi
- MPB sonte arrestoi një drejtor aktual, i kapur duke marrë ryshfet – përfundoi me pranga
- Sulejmani: Strategjia e Trumpit synon prishjen e unitetit të BE-së
- Pasuria e ministrit Petrit Malaj në hetim?! Vetting tregon manovrat e fshehjes së aksioneve të çiftit Erilinda Lala dhe Taulant Gordoli! Dalin në skenë dy firma të reja
- Ibishi: Nga realizmi defanziv në realizëm ofenziv, bota në ndryshim të rrezikshëm
- Sulejmani: Jemi në një fazë kaosi pa rregulla globale




