V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.