Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ende në duart e ekspertëve të grupit të punës në qeveri. Versioni final pritet të jetë gati, pasi vetë zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti kohë më pare ka deklaruar se korniza ligjore do të hyjë në procedurë parlamentare në janar. Madje ministri i administratës Goran Minçev disa herë është shprehur mbi projekt ligjin.
“Zgjidhja ligjore do të jetë afatgjate dhe e zbatueshme. Përfaqësimi i drejtë është një kategori kushtetuese. Duhet të arrihet një draft-ligj, i cili pas një debati serioz duhet t’i dërgohet Komisionit të Venecias me qëllim që të kemi një zgjidhje përkatëse”, është shprehur Goran Minçev, ministër i administratës.
Selmani: Shum ligje do të pësojnë ndryshime
Por profesori i juridikut Bashkim Selmani thotë se vetëm më një ligj nuk mund të ketë zbatim të plotë të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
“Nëse do të insistohet të zëvendësohet me ligjin shtesë, atëherë balancuesi duhet të prekë çdo ligj, dmth të gjitha ligjet që janë në Maqedoni do të duhet të ndryshohen dhe t’i parasheh ligji, sepse një ligj nuk mund të ndryshojë ligje të tjera në mënyrë retroaktive”, u shpreh profesori universitar Bashkim Selmani
Kushtetuesja në tetor shfuqizoi balancuesin si pasojë e moszbatimit adekuat dhe abuzimeve gjatë punësimeve. Profesor Bashkim Selmani thotë se nuk u listuan emrat e instiotucioneve të cilat bënë punësime të rreme në kurriz të përkatësisë etnike. Madje sipas tij ligji i ri duhet të përfshijë edhe avansimet.
“Çdo ligj që abrogohet duhet të bëhet qasja dhe analiza se cilat kanë qenë prioritetet dhe dështimet dhe do të shihni edhe me atë balancuesin e kaluar, përsa I përket punësimit po, mirpo nuk e ka paraparë edhe avancimin e punëonjësve. Në bazë të disa të dhënave që I kemi ne nëpër të gjitha avancimet që janë bërë në krahasim me shqiptarët dhe maqedonasit do të shihni që është në 9 me 1 në organet policore, qoftë në organet e tjera dhe të gjitha segmentet institucionale”, theksoi Selmani.
Punësimet adekuate madje nuk kanë prekur edhe shumë institucione sikurse organet e sigurisë. Zëvendës kryeministri I parë Mexhiti në një prononcim të tij public ka siguruar se edhe këto instanca do të jenë prioritare me projekt ligjin e ri.(TVM2)