21 November
Amendamentet e partive politike për Ligjin për përdorimin e shqipes mund të përplasin deputetët e pozitës dhe opozitës. VMRO-DPMNE-ja në 83 amendamentet e saj kërkon që në Propozim ligjin për gjuhët plotësisht të hiqen një pjesë e Neneve dhe të ndryshohen disa të tjerë. Sipas partisë së Nikolla Gruevskit, në Ligj nuk duhet të qëndrojë e theksuar “gjuha shqipe” por të mbetet në korniza të saj që e parashikon Kushtetuta, d.t.th. si gjuhë e 20 % të popullsisë si dhe të tërhiqet ylli i BE-së dhe për këtë I referohen edhe deklaratës së një dite më parë të komisionerit Han. Në procedurat gjyqësore, dokumente dhe material të tjera gjyqësore, VMRO-DPMNE-ja kërkon që zyrtare të mbetet vetëm gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj, me qëllim që të mos dublohen vendimet në dy gjuhë. Materialet të mund të merren të përkthyera edhe në gjuhën amë të palëve. Më tej, nëpërmjet amendamenteve, VMRO-DPMNE-ja kërkon që të shfuqizohen Nenet për dygjuhësi në uniformat e forcave të rendit dhe në valuta kurse udhëzimet në ilaqe të jenë në gjashtë gjuhë, maqedonisht, shqip, turqisht, gjuhë vllahe, serbe dhe rome.
Sa i takon Agjencionit për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji, VMRO-DPMNE-ja kërkon që ajo të shërbejë si inspektorat për vëzhgimin e përdorimit të versioneve standarte edhe të gjuhëve tjera, gjegjësisht të maqedonishtes, shqipes, turqishtes, vllahes, serbes dhe romes. Drejtori i Agjencisë të zgjidhet nga Kuvendi dhe jo nga Qeveria kurse filologët e punësuar aty të mos jenë vetëm shqiptarë por edhe të etnive të tjera. Dënimet për mos-zbatimin e këtij ligji, sipas VMRO-DPMNE-së duhet të variojnë nga 40 deri 50%.
LSDM-ja përmes katër amendamenteve kërkon që të avancohet përdorimi i të gjithë gjuhëve, përve[ shqipes. Në Nenin që theksohet gjuha shqipe si gjuhë që e përdorin më shumë se 20% e qytetarëve, më poshtë thuhet se në nivel lokal, me vendim të këshillit komunal të mund avansohet përdorimi edhe I gjuhëve të bashkësive të tjera edhe në qoftë se ata nuk janë mbi 20%. Propozimi tjetër I LSDM-së konsiston në uljen e dënimeve për mos-zbatimin e ligjit. Nga 4 deri 5 mijë euro si[ qëndron në propozim ligj, partia e Zoran Zaevit propozon që ata të ulen në 1 deri 2 mijë euro.
Me amendamentet avancohet pozita e bashkësive më të vogla të cilat theksohen në preambulën Kushtetuese me [ka do të mundësohet që edhe këto bashkësi të realizojnë të drejta të caktuara të parapara në zgjidhjen ligjore. Njëkohësisht propozojmë uljen e lartësisë së dënimeve të parapara për institucionet që nuk do ta respektojnë atë. Jemi njoftuar nga Qeveria se ekziston konkluzion dhe pajtim që Ministria e Drejtësisë nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të kërkojë mendim nga Komisioni I Venedikut për të gjithë teksin e ligjit, pas miratimit të tij – Tomisllav Tuntev, kordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.
LSDM-ja thotë se për ndryshimet e propozuara është konsultuar edhe me BDI-në. Nëpërmjet dy amendamenteve të saj, Lëvizja Besa kërkon që ligji të mos quhet “ligji për përdorimin e gjuhëve”, por “ligji për përdorimin e gjuhës shqipe” kurse në Nenin e partë të tij, të “gjuha shqipe dhe alfabeti I saj” të qëndrojnë përkrah theksimin të “gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik” si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe në marrëdhëniet e ndërkombëtare të vendit.
Amendament në vete ka dorëzuar edhe ish kreu i Kuvendit Trajko Veljanovski i cili kërkon shfuqizim të të gjitha neneve të këtij ligji duke i konsideruar si jokushtetuese.
Fatlume Dervishi

