Lidhja Europiane për Ndryshim ka ngritur edhe njëherë shqetësimin për keqpërdorimin e flamurit evropian gjatë miratimin të ligjeve në Kuvend, për të shterur dhe shkurtuar debatin dhe për të përshpejtuar ligjet që, , janë në interes të LSDM-së, BDI –së dhe Ash-së.
Fari Iseni nga Lidhja europiane tha se keqpërdorimi i flamurit evropian është edhe në mesin e vërejtjeve të adresuara në raportin e Komisionit Evropian. Sipas tij raporti thekson qartë se flamuri evropian u keqpërdor në ndryshimin e Kodit Penal, duke mundësuar lirimin dhe uljen e dënimeve për krimet e korrupsionit.
“Për arsye se blloku opozitar tash më ka gjashtë deputetë dhe dje ishte themelimi i grupit parlamentar, momentalisht si mjet juridik e kemi votimin përmes Kuvendit, ose përmes mjeteve juridike që na i lejon vetë sistemi demokratik. Shumica e pushtetit vendosi të keqpërdorë në këtë rast flamurin e Bashkimit Evropian, për interesa të tyre personale në kurriz të popullit dhe të Bashkimit Evropian. Dmth neve përveç masave juridike, që mundemi t’i përdorim si në Kuvend, por edhe në këtë formë transparente përmes mediave t’i adresojmë këto kritika dhe këto problematika konkrete, do të duhet ndoshta në të ardhme edhe më rigoroz të veprohet në terren”, thanë nga Lidhja Europiane për Ndryshim.
Data 13.06.2025
Aktuale
- Dy automjete përfshihen nga zjarri në fshatin Bardhovcë të Shkupit
- Fillkov: Ligji për Këshillin Gjyqësor është gati
- Akuza kundër 37 personave për tragjedinë “Pulse” në Koçan, për dy ministra nuk ka prova për ngritjen e akuzës
- Osmani takohet me Perandorin e Japonisë: Një partneritet strategjik i bazuar në vlera të përbashkëta
- SPAK pritej të raportonte për hetimet ndaj Veliajt, shtyhet seanca në GJKKO! Ja pse dhe kur do zhvillohet
- Klinika për Sëmundje Ortopedike kryen me sukses dy transplante të kockës nga një donator i ndjerë
- Konfirmohet vatra e parë e murtajës në qarkun e Korçës! Rastet evidentohen në një fermë bagëtish në Shuec të Devollit
- Bislimoski: Lufta midis Izraelit dhe Iranit do të ndikojë edhe në çmimin e naftës në Maqedoni