Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, lideri i ASH-së
priti në takim Ambasadoren e SHBA-së, Kate Byrnes.
Siguria, prosperiteti, respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i
së drejtës si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë fusha në
të cilat Aleanca për Shqiptarët vë fokus maksimal. Për këtë nga afër
kryetari i ASH-së Ziadin Sela i foli edhe ambasadores, duke i treguar
edhe përpjekjet që Aleanca për Shqiptarët si subjekt politik opozitar
i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë për të arritur siguri dhe stabilitet në
vend.
Ambasadorja Byrnes edhe njëherë shprehu përkrahjen që SHBA-të japin
për Maqedoninë e Veriut drejt rrugës së saj për në NATO dhe BE.
Në takim theks të veçantë iu dha edhe përpjekjeve për të arritur
lirinë e plotë të mediave, si një mënyrë e shprehjes së lirë dhe
demokracisë.
Në takim mori pjesë gjithashtu edhe nënkryetari i Aleancës për
Shqiptarët, Elmi Aziri, Këshilltari Politik pranë Ambasadës së SHBA-së
Endru Mofat si dhe analisti politik pranë Ambasadës së SHBA-së Adrian
Ismaili.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në mënyrë intensive po
vazhdon takimet me ambasadorë të huaj.
Data 28.04.2024
Aktuale
- Nga nesër fillon pushimi pranveror për nxënësit në Maqedoni
- Motrës së Beartit nuk i dallohen sytë nga deti
- Në Shkup sanksionohen 142 vozitës, 52 për tejkalim të shpejtësisë
- Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë
- A DO TË KETË MAQEDONIA E VERIUT, PËR HERË TË PARË, KRYETAR TË REPUBLIKËS, GRUA?!
- Ali Ahmeti nga Dollneni: Fronti Europian i fortë si çelik, më 8 maj thellojmë fitoren me numrin 4
- “Për Feron edhe isha mbulu, ma ka lon omël” – Serena Sula tregon cili nga VIP’at është më i dobëti në shtrat
- Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re “Ku ma le forcën”