Edhe politika ka reaguar lidhur me përmbajtjet ofenduese dhe skandaloze të vjershave “E punësuar partiakisht” dhe “Fqinjët e mi” në kuadër të projektit “Poet të rinj” të mbështetur nga Agjencia për rini dhe sport. Përderisa kryeministri Zoran Zaev thotë se përmbajtja e vjershës nuk mund të jetë arsye për dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë Darko Kaevski i cili sipas tij është kuadër i mirë, VMRO-ja thotë se pikërisht Kaevski Agjencinë e shndërroi në Institucion që përhapë shovinizëm dhe gjuhë të urrejtjes. Opozita kërkon dorëheqjen e tij.
Nga Aleanca për shqiptarët thonë se skandali që shpërtheu këto ditë kujton kohën e VMRO-së dhe BDI-së dhe publikimit të Enciklopedisë maqedonase ku gjithashtu fyefshin shqiptarët si njerëz të egër, të prapambetur dhe të ardhur prej maleve.
Nga Besa e Afrgim Gashit thonë se për këto veprime nuk mjaftojnë kërkim faljet, por duhet të ketë shkarkim, dënim dhe edukim të të gjithë atyre që kultivojnë këso ndjenja raciste kundrejt shqiptarëve.
Data 25.08.2026
Aktuale
- “Të mos i lëmë bosh shkollat dhe shtëpitë”/ Profesori Lush Susaj në protestë: Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje!
- Tara publikon foto ku po duket tamam vajzë e rritur, por fjalët e nuses së Bleros morën krejt vëmendjen – çfarë raporti paskan
- Kamioni përfshihet nga flakët pranë Laçit, tymi i zi mbulon zonën
- Gjashtë raste të reja të etheve të Nilit Perëndimor brenda një dite në RMV, numri i përgjithshëm arrin në 50
- Irani dhe Omani shqyrtojnë propozimin për një rrugë të përbashkët detare përmes Ngushticës së Hormuzit
- Sot dita e 87-të e protestës! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- ASH: Me mbylljen e shkollave Maqedonia po e humb të ardhmen e saj
- Kongresi amerikan/ Demokratët zgjerojnë hetimin ndaj Kushner, i kërkojnë komunikimet me përfaqësues të qeverisë shqiptare


