Çair ia bënë me dije BDI-së së Çairit se godina e Komunës së Çairit është pronë e qytetarëve e jo e partisë, ashtu siç e ka konsideruar dhe trajtuar deri më tani BDI-ja. Keqpërdorimi i institucioneve nga ana e BDI-së është një praktikë për çdoditshme, andaj dëshmia më e mirë e kësaj është se kjo parti e cila i dha hapësirë mafias urbane, zaptoi parqet, shkatërroi të ardhmen e të rinjëve, e ka vështirë ta pranojë humbjen e 11 dhjetorit të vitit 2016, ndërsa është e vetëdijshme se më 15 tetor do t’i takojë historisë së hidhur.
Me fitoren e Lëvizjes BESA në Çair komuna do t’u takojë qytetarëve, pasi ne veten në politikë e shohim si shërbyes të interesave të popullit, që vendimet i marrim dhe i realizojmë për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. BESA që moti marrëveshje dhe kontratë ka arritur vetëm me shqiptarët e Maqedonisë, e jo si BDI-ja e cila herë është në shtratin e VRMO-së, e herë në atë të LSDM-së, e asnjëherë në shërbim të shqiptarëve.

