Lëvizja Besa mbështet protestën e nesërme që do të mbahet para qeverisë së Maqedonisë kundër vendimit të prokurorisë për rikualifikim të veprës në rastin “Almir Aliu”.
“Duke gjykuar se, fatkeqësisht, sistemi gjyqësor në Maqedoni ende vazhdon të jetë diskriminues dhe jo i drejtë ndaj shqiptarëve, Lëvizja BESA konstaton se lirimi i vrasësit të Almir Aliut dhe mundësia e rikualifikimit të veprës nga vrasje me paramendim në aksident trafiku, paraqet edhe një shembull tipik të kësaj qasjeje.
Sidoqoftë, Lëvizja BESA – ashtu siç e ka ngritur zërin çdoherë kundër ndaj çdo padrejtësie – edhe kësaj radhe do të jetë gardiane e ngritjes së zërit shqiptar në Maqedoni, duke e mbështetur protestën për rastin e Almirit të vogël, e cila është paraparë të mbahet nesër (e mërkurë – 21 mars) në Shkup.
Nesër bashkërisht do t’i japim zë të fuqishëm protestës për Almirin, duke bërë që zëri ynë të jetë zëri i së drejtës në kohë dhe jo zë i vonesës, siç ishte vite me radhë nga ministrat e (pa)drejtësisë të regjimeve të kaluara”, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga kryetari i saj, Afrim Gashi.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


