Deputeti i partisë Levica, Amar Mecinoviq, ka njoftuar se grupi parlamentar i tyre, ka dorëzuar deklaratë për njohjen e Palestinës si shtet.
“Me këtë deklaratë edhe njëherë shprehim përkrahje për popullin palestinez për vetëvendosje si e drejtë themelore e garantuar me të drejtën ndërkombëtare. Populli palestinez me dekada është viktimë e regjimit cionistë që kryen kolonializëm sistematik dhe spastrim etnik. Pranimi i pavarësisë së Palestinës është hap i rëndësishëm për korrigjimin e padrejtësive historike që janë bërë ndaj këtij populli”, ka deklaruar Mecinoviq, përcjell SHENJA.
Ai ka shtuar se në këto momente po ndodh gjenocidi mbi popullin palestinezë në Gaza.
“Dhuna e paimagjinueshme, privimi i kushteve elementare të jetesës, bombardimi i shtëpive, vrasja e civilëve duke përfshirë fëmijë janë dëshmi e qartë e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa për të ndaluar këto akte barbare dhe për të siguruar drejtësi për palestinezët. Me këtë deklaratë Maqedonia do t’i bashkohet lëvizjes botërore për njohjen e pavarësisë palestineze”, shtoi më tej ai. /SHENJA/
Data 09.09.2026
Aktuale
- Shasivari uron Albulena Haxhiun: Zgjedhja juaj në krye të Kuvendit është përgjegjësi e madhe dhe nder i veçantë
- Turqia dhe 7 vende të tjera mirëpresin ndalimin e Britanisë për importet nga vendbanimet e paligjshme izraelite
- “Himni nuk mbulon dështimet” – ASH godet Stefkovskin për vendimin në shkollat e Gazi Babës
- Dorëhiqet drejtori i burgut të Shutkës
- EMRI- I lidhën duart dhe e qëlluan me armë, ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet për prishjen e pazareve të drogës
- Sulmi kibernetik ndaj llogarive që transmetojnë protestën në rrjete sociale, organizatat e mediave: Rastet e gazetarëve duhet të kenë përparësi shqyrtimi
- VLEN pa qëndrim për intonimin e himnit në shkollat e Gazi Babës, në zgjedhje paralajmëroi barazi për simbolet
- (VIDEO) Pas rreth dy viteve në arrati, vetëdorëzohet ish-drejtori i Llotarisë



