Dy persona përgjegjës në objekte gastronomike u privuan nga liria sepse lëshuan muzikë dhe nuk respektuan vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zie
Më 21/22.03.2025 në Shkup, në objekte hotelierike në rajonin e Qendrës, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria F.A. (26) nga rrethina e Shkupit dhe V.V. (22) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 387 të Kodit Penal.
Gjatë ditës së djeshme, në objektet hotelierike ku ata janë persona përgjegjës, është lëshuar muzikë, përkatësisht nuk është respektuar vendimi i Qeverisë për shtatë ditë zie. Menjëherë është vepruar nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Shkup dhe personat përgjegjës janë privuar nga liria. Pas dokumentimit të rasteve, do të paraqiten kallëzime përkatëse në lidhje me nenin 387 të Kodit Penal.