Një shofer i motoçikletës është lënduar rëndë, ndërsa pesë persona
kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë nga 17 aksidentet rrugore të regjistruara në 24 orët e
fundit në rajonin e SPB Shkup. Në 11 aksidente është shkaktuar dëm material.
Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një pjesë të madhe të kundërvajtjeve, midis të cilave 19 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, dy nuk i kanë respektuar pajisjet ndriçuese, respektivisht kanë kaluar në të kuqe në semafor, dy nuk iu kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, si dhe 11 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim. Janë hasur edhe 59 automjete
të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.
Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë dhe dy shoferë të biçikletës me motor, moped dhe motoçikletë të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 76 automjete.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Kapen 8 migrantë në një veturë, arrestohet 40-vjeçari nga Shqipëria!
- Nën ndikimin e alkoolit, tetovari voziste në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një ngjarje e rëndë në Deçan
- Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në administratën publike
- Rreth 66.800 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal, në dispozicion 56.000 vaksina
- Ministri Hoxha paralajmëron kthesë në ekologji: Deponitë e egra në hartë digjitale, ndotësit nën kontroll
- Fertiliteti në BE në nivelin më të ulët që nga viti 2001, e ngjashme gjendja edhe në Maqedoni
- Jeton Sylaj flet për ngjarjen e rëndë: ‘Kam tentuar ta parandaloj’


