LEN përkujton kryeministrin teknik, Talat Xhaferi për ndryshimet kushtetues edhe mundësin për heqjen e emërtimit ofendues për gjuhën shqipe. Orhan Murtezani krahas kësaj çështje përmendi edhe luftën kundër korrupsionit. Megjithatë sipas tij nëse kryeministri teknik nuk ka fuqi për dy të parat atëherë si çështje më të lehtë i propozon zgjidhjen e arsimit shqip në Komunën e Çashkës.“Meqë disa herë jo vetëm opozita shqiptare, por edhe partitë shqiptare në pushtet janë deklaruar se ato duan që të hiqet emërtimi ofendues për gjuhën shqipe nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, kjo është një mundësi e mirë që ai tani të propozoj që këto ndryshime edhe të ndodhin. Në këtë mënyrë ai mund të mbetet në histori dhe ta bëjë vërtetë historinë. Përveç kësaj meqë Maqedonia e Veriut prioritet të rëndësishëm e ka luftën kundër korrupsionit, ai ka mundësinë ideale që të propozoj amendamentin për sanksionimin kushtetues për luftën kundër korrupsionit. Kjo është një mundësi e artë që ne tu paraprijmë vlerave evropiane dhe të dëshmojmë se të gjithë jemi të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit…Nëse kryeministri teknik nuk është në gjendje që të zgjidh dy çështjet e para, atëherë si çështje më të lehtë i propozojnë zgjidhjen e arsimit shqip në Komunën e Çashkës. Kushtetuta e garanton, ligji për arsimin fillor është shumë i qartë se ky është një detyrim, pasqyra demografike e kësaj komune është e qartë. Mjafton që vetëm kryeministri teknik të ketë guxim dhe kjo punë kryhet. Ja disa detyra të vogla që Talat Xhaferin mund ta bëjnë vërtet të madh”, deklaroi Orhan Murtezani, LEN.
Data 09.09.2026
Aktuale
- Meka dhe marrëveshjet Abrahamike: Turqia dhe Izraeli
- Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten, Brent tejkalon 100 dollarë
- Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon
- MASH tërheq programin për edukimin seksual: “Do ta shqyrtojmë fjalë për fjalë”
- Nga e shtuna, “Qyteti i Sigurt” nis punën edhe në Veles
- “Nuk kam një diagnozë, as mjekët nuk po më bien në fije”, Granit Cana rrëfen përsëri vuajtjet shëndetësore që po përjeton
- Nuk ka pajtim për nënkryetarët, seanca vazhdon të premten
- 102 ditë revoltë/ Le Figaro: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Përleshje mes policisë dhe protestuesve në Tiranë



