Lëkundje tërmeti janë ndjerë në veri të Shqipërisë, me magnitudë 4.2.
Epiqendra e tërmetit, sipas të dhënave paraprake, ishte në fshatin Bushat, Shkodër.
Thellësia fokale ishte 10 km, ndërsa mësohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në shtetin fqinj, në Mal të Zi.
Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale.