Një aksident i rëndë ka ndodhur sot ë kryeqytet, me pasojë humbjen e jetës së drejtuesit të një motori.
Ngjarja është shënuar në orët e pasdites në zonën e Yrshekut.
Burime policore bënë me dije se nga përplasja e një veture me motomjetin, ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.
Policia Rrugore ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke arrestuar shoferin tjetër dhe nisur hetimet për dinamikën dhe shkaqet.


