Lufti Haziri e Agim Veliu nuk po marrin pjesë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, prej nga ku pritet që Vjosa Osmani të nominohet si kandidate për kryeministre.
Duket se një gjë e tillë e ka hidhëruar kreun e Komunës së Gjilanit dhe atë të Podujevës.
Se ata nuk po marrin pjesë në këtë mbledhje, e ka konfirmuar edhe vetë LDK’ja përmes një postimi në faqen zyrtare, ku dy karriget e Hazirit e Veliut kanë mbetur bosh.
Gazeta Express ka provuar që t’i kontaktojë të dy, por ata kanë qenë të pa çasshëm./GazetaExpress/



