Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov nga Shkupi ka folur edhe për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës.
Ai ka thënë se edhe pas 10 viteve të nënshkrimit të marrëveshjes për themelimin e Asosiacionit, e njëjta gjë nuk ka ndodhur, raporton SHENJA.
“Ata tashmë kanë krijuar një dokument të ri për krijimin e Asociacionit në Kosovë, që është më ndryshe nga ai që ishte nënshkruar dhjetë vite më parë. Dhe kjo duket sikur shumë marrëveshje të tjera të OSBE-së nga e kaluara. Serbëve ju është thënë. Nëse dëshironi ti bashkoheni BE-së. Nuk do të hapin një kapitull tjetër për bisedimet nëse nuk i merrni të gjitha vendimet e juaja të jashtme politike të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë. Kështu Europa dëshiron që ti bindë ata. Ata ju thonë se nuk do ti pranojnë nëse nuk e njohin Kosovën ose të paktën ta përkrahin pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. A është kjo në të vërtetë? Jam shumë i shqetësuar për popullin e Serbisë. E kam parë se çfarë i kanë bërë Beogradit. Të njëjtit njerëz që tani po thonë se në Evropë për herë të parë po ndodhë një luftë, ajo në Ukrainë, sikur të mos kishte luftë në vitin 1999. Po e shoh se tani po e ndjekin politikën e njëjtë edhe me Republikën Sërpska, dhe janë duke e bërë të njëjtën gjë kundër atyre që janë duke punuar për interesin e njerëzve të tyre. Ata që duan ta ruajnë dinjitetin e tyre si politikanë. Për fat të keq ka shumë pak njerëz të tillë ndërsa të tjerët janë duke lëvizur në një drejtim tjetër”, ka deklaruar Lavrov. /SHENJA/
Data 22.03.2026
Aktuale
- Protesta e thirrur nga PD, policia e Tiranës zbardh planin e masave! Ja rrugët që do të bllokohen
- Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje të pakta shiu në disa zona të vendit, ja sa do të jenë temperaturat
- Korrupsioni si dështim i etikës mjekësore
- Plumba dhe kokainë, shqiptari arrestohet duke bërë ‘biznes’ në mes të qytetit italian! U survejua me kamera, i sekuestrohen edhe…
- Mexhiti: VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit
- Gjetet trupi i pajetë i një gruaje pranë lumit në Zërnoc, nis hetimi
- Qeveria nesër në orën 12 me masa të jashtëzakonshme për derivatet
- Konflikti në Lindjen e Mesme, ekspertët kërkojnë që Qeveria menjëherë të marrë masa


