Gjatë ditës dhe mbrëmjes së djeshme ekipet e NP “Higjiena Komunale” – Shkup kanë larguar përafërsisht 75 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në komunat Çair, Butel, Qendër dhe Gjorçe Petrov.
Siç njoftojnë nga NP “Higjiena Komunale” Shkup, në komunën Çair është intervenuar në rrugën “Xhon Kenedi” në afërsi të
SHFK „Vasil Glavinov”, ku janë ngritur afro 20 metra kub mbetje komunale të vëllimshme dhe të përziera të hedhura në mënyrë të parregullt.
“Vendndodhja e specifikuar përfaqëson të ashtuquajturën „pika e zezë” ku tashmë për një periudhë të gjatë mbetja vazhdimisht është hedhur në sipërfaqet publike dhe të trafikut. Në këtë komunë të Shkupit janë larguar edhe 10 metra kub mbetje nga deponia e egër e vendosur në rrugën Sllavej Planina, në afërsi të Teqes së Shkupit”, informojnë nga ndërmarrja.
Në rrugën “Ferid Bajram” në komunën Butel të Shkupit janë ngritur 10 metra kub mbetje të vëllimshme dhe mbetje nga paketimet e kartonit të hedhura në mënyrë të parregullt.
NP “Higjiena Komunale” – Shkup ka realizuar aktivitete për ngritjen e mbetjes nga deponit e egra edhe në komunën Qendër, ku është intervenuar në rrugën “Vasil Gjorgjov” dhe në bulevardin “Ilinden” në afërsi të Kopshtit zoologjik dhe Fushës së tenisit, me ç’rast janë pastruar 15 metra kub mbetje të vëllimshme, ndërtimore dhe nga paketimet e kartonit të hedhura në sipërfaqet e trafikut dhe me bar.
Në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit, janë ngritur gjithsej 20 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në mënyrë të parregullt në rrugën kryesore dhe në rrugën Boris Sarafov.