Nesër KSHZ do i publikojë rezultatet finale të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare derisa në ora 14 përfaqësues zyrtarë do të marin edhe vërtetimet e deputetëve.
Pasiqë zgjedhjet edhe zyrtarisht do të shpallen si të përfunduara, ministrat e LSDM do të shkarkohen nga detyra ndërsa në vend të tyre do të vendosen zv.ministrat.
Më pas fillon konstituimi i parlamentit me të cilin do të drejtojë Branko Manojlovski deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Në vend të Oliver Spasovskit në MPB do të ulet zëvendësi Agim Nuhiu ndërsa në ministinë e punës do të ulet Ibrahim Ibrahimi nga partia e Amdi Bajramit.
Duke pasë parasysh se shqiptarët zakonisht probleme më të mëdha kanë me resorët që udhëheq BDI-ja, ky nuk është një lajm shumë i gëzueshëm për ne. Nukka nevojë të përmendim problemet e shqiptarëve në arsim, gjyqësi, me policinë, resore që udhëhiqen vazhdimisht nga ministra e zëvendës ministra të BDI-së.
Duke pasë parasysh besnikërinë që tani e tetë vite BDI ka treguar për VMRO-DPMNE-në, marrja e përkohshme e dy posteve të rëndësishme nga funksionarë të BDI-së, gjithsesi që paraqet një lajm të mirë për partinë e Gruevskit dhe anëtarësinë e kësaj partie.