11:45 | 10 Tetor 2019
Një problem ka lindur në kampin e Anglisë, para ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020.
Para ndeshjes kundër Republikës së Çekisë, James Maddison është tërhequr nga grumbullimi me skuadrën.
Maddison është tërhequr nga kombëtarja për ndeshjet e tetorit, për shkak se është i sëmurë, transmeton lajmi.net.
Maddison ka kaluar një periudhë fantastike së fundmi, duke regjistruar paraqitje të jashtëzakonshme me skuadrën e Leicester.
Sigurisht, kombëtarja e Anglisë ka shumë lojtarë kualitativ në dispozicion dhe nuk do ta ketë aq të vështirë ta zëvendësojë yllin e Leicester.
Mbetet të shihet cilat do të jenë zgjedhjet e Gareth Southgate për dy ndeshjet e ardhshme, pa Maddison, i cili jo domosdo do të ishte pjesë e formacionit bazë. /Lajmi.net/




