Mbrëmja e së dielës në “Big Brother VIP Albania 4” solli një tjetër moment surprizues për publikun dhe banorët.
Regjisori Aldo Bardhi, një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni, është eliminuar përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri – dhe këtë herë, pa një biletë rikthimi në xhep.
Ky eliminim vjen vetëm dy javë para finales së madhe, duke ia mohuar atij mundësinë për të qenë pjesë e garës për çmimin e madh.
Ironikisht, vetëm një javë më parë, Aldo ishte përjetuar një situatë të ngjashme – u shpall i eliminuar, por fati i kishte buzëqeshur: ai kishte tërhequr biletën e rikthimit, që e kishte sjellë sërish në lojë.
Ky rikthim shkaktoi diskutime dhe emocione të forta si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj, ku shumë e panë si një mundësi të dytë për regjisorin për të shkuar deri në fund.
Por këtë herë, publiku vendosi ndryshe. Votat vendosën largimin e tij përfundimtar, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në këtë edicion që ka qenë ndër më dinamikët e viteve të fundit.