Këshilltarë të lartë të presidentit rus Vladimir Putin kanë qëndruar së fundmi në Maqedoni tek një parti e re me qëndrime nacionaliste që në Shkup shikohet si përpjekje për shtrirjen e ndikimit rus në këtë vend të Ballkanit. Por, analistët mendojnë se këto përpjekje janë të kota pasi që popullata e Maqedonisë është e përcaktuar në masë të madhe për integrime euro-atlantike.
Përpekjet ruse për shtrirjen e ndikimit në Maqedoni nuk duket që kanë nxitur shqetësime këtu por kanë zgjuar kurreshtje për mënyrën se kë kanë zgjedhur emisarët rusë për bashkëpunëtorë në Shkup. Aleksandr Dugin, filozof dhe këshilltar i lartë i presidentit Vladimir Putin para pak ditësh në
Shkup qëndroi tek një parti e re maqedonase, pa ndikim, e cila ndryshoi emrin nga Lëvizja Popullore – në “Maqedonia e Bashkuar”, sipas partisë ruse në pushtet, “Rusia e Bashkuar”. Lideri i kësaj partie është Janko Baçev.
Ky i fundit është shprehur hapur se partia që drejton ai do tëangazhohet për lidhje me Rusinë.
Këshiltarët rusë Dugin dhe Savin u shprehën para pak ditësh në Shkup para bashkëmendimtarëve të tyre se “Rusia as nuk e pengon Maqedoninë dhe as nuk i përzihet në zgjedhjen e saj nëse dëshiron të bëhet pjesë e Natos, se për këtë duhet të vendosin vetë qytetarët e këtij vendi, por se perëndimi,
sipas tyre nuk ishte një alternativë e mirë për Maqedoninë”. (INA)
Data 15.06.2026
Aktuale
- Maqedonia anëtare e rrjetit global për siguri kibernetike “FIRST”
- Kujdestarja nga Kosova pretendon se u dhunua nga punëdhënësi në Tetovë
- Andonovski: Maqedonia bëhet anëtare e plotë e rrjetit global “FIRST” për siguri kibernetike
- “Hetimi nga policia gjyqësore është difektoz” – Olsian Çela te Komisioni i Ligjeve: Mbetet Thembra e Akilit! Ende nuk kemi zgjidhje optimale në raportin Prokurori-Polici
- Koncert i Muzikës Shpirtërore në Shkup nga artisti i njohur, Burhan Şaban
- Mickoski për rikonstruimin e Qeverisë: Fokusi do të jetë te përmbajtja, jo te madhësia
- I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, arrestohet në Belgjikë “Gert Gjenerali”
- Shkup, mbahet programi i hapjes së projektit të shkollës verore që do të organizohet me mbështetjen e TIKA-s


