Kuvendi në kuadër të pjesës së pasdites së seancës së 22-të me 69 vota “për” dhe 5 “kundër” e miratoi Buxhetin për vitin 2025, në të cilin të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin 358.8 miliardë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400.2 miliardë denarë.
Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë, gjegjësisht në 4 për qind të BPV-së, ndërsa rritja e planifikuar e ekonomisë është 3,7 për qind.