Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 44-të, në të cilën duhet të diskutohet rreth Propozim ligjit për energjetikë, në leximin e parë, si dhe propozim vendimet e plotësuara për ndryshimin e Vendimit për përmirësimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit, për shkak të rreziqeve të larta nga rritja e vëllimit të hyrjes dhe transitin e emigrantëve dhe të Vendimit për përmirësimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit.
Në rend dite janë edhe Propozim vendimi për emërimin e drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë dhe Propozim i vendimit për përzgjedhjen e shoqatave në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave policore dhe gjyqësore pë mekanizmin për kontroll të qytetarëve në përbërje të Avokatit të popullit, në lexim të dytë.
Në këtë seancë janë edhe disa propozim-ligje në leximin e dytë – Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurimin e detyrueshëm pensional të financuar plotësisht, Propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për ndalim dhe pengim e kryerjes së një veprimtarie të paregjistruar, Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për punësim dhe punën e të huajve, Propozimi i ligjit për ndryshim në Ligjin për Këshillin punues evropian, Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për evidentim në fushën e punës, Propozimi i ligjit për ndryshim të Ligjit për praktikantë, Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje juridike të shërbimeve të cilat bazohen ose përfshijnë, qasje të kushtëzuar. Gjithashtu edhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve të punës, Ligjit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ligjit për falimentim, Ligjit për pronësi industriale, Ligjit për mbikëqyrje të tregut, Ligjit për kërkim teknik për produktet dhe vlerësimin e konformitetit.
Në rend dite janë propozim-vendimet për përmirësimin e raporteve vjetore dhe programe të disa institucioneve – Propozimi i vendimit për përmirësimin e Raportit vjetor për punën e Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2024, Propozimi i vendimit për miratimin e Planit financiar të Komisionit shtetëror për ankesat pas blerjeve publike për vitin 2025, Propozimi i vendimit për miratimin e Programit vjetor për punën e Komisionit shtetërorë për ankesa pas blerjeve publike për vitin 2025, Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa sipas blerjeve publike për vitin 2024… Do të vendoset edhe për Raportin vjetor për punën e Agjencisë për komunikim elektronik për vitin 2024, Raportin vjetor për punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe auidovizuele për vitin 2024, Raporti vjetor i Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione publike për vitin 2024, Raporti vjetor i Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit të respektit, promovimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut të vitit 2024, Raporti vjetor për punën e Radio-televizionit Publik të Maqedonisë për vitin 2024, Raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2024, Raporti vjetor i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen e diskriminimit për vitin 2024 dhe Raportit vjetor për punën e Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale për vitin 2024, të gjitha në leximin e dytë.