22 November
Mungesa e theksuar e motrave nëpër spitale, ikja e tyre jashtë vendit, punësimi i një numri të madh të tyre pas kurseve tremujore dhe jo shkollimit të mirëfilltë mjekësor, bën që shërbimet nëpër spitale të jenë nën nivelin e duhur dhe të nënçmohet puna e tyre. Unioni i motrave medicinale nga i gjithë vendi kërkon përpilimin e Ligjit të posaçëm dhe formimin e Odës së motrave medicinale, përmes së cilëve synojnë të përmirësohet statusi i tyre profesional. Gordana Beshliovska, infermierja kryesore e spitalit “8 Shtatori” në Shkup thotë se, për momentin, kjo kategori e personelit shëndetësor përballet me probleme të mëdha si pasojë e mos rregullimit të statusit të tyre.
Në këtë moment na mungojnë shumë gjëra. Kemi vërejtje të shumta në arsimimin e jashtëzakonshëm të motrave medicinale. Marrim kuadro jo adekuate në institucionin tonë që kërkojnë përvojën tonë, hapa edukativ pavarësisht asaj se jemi në deficit. Mënyra se si nuk e realizojmë profesionion tonë në marrëveshjet kolektive bën që motrat medicinale të mos jenë aq të vlefshme, dhe kështu një numër i madh i motrave kërkojnë punë jashtë vendit, pasi shumë vite me radhë mbesin në statusin e vullnetarit dhe asnjëherë nuk marrin statusin që meritojnë – deklaroi Gordana Beshliovska, Motër medicinal kryesore në Spitalin “8 Shtatori” Shkup.
Koordinatorja e motrave medicinale në shtëpinë e shëndetit në Shkup kërkon që ministria e Arsimit t’i konsultojë lidhur me arsimimin e personave që marrin titullin e motrave medicinale.
Tani kemi mundësi që të gjithë së bashku të luftojmë për Odën e morave medicinale dhe ligjin për motrat medicinale të cilat janë qëllimet tona thelbësore që përmes tyre t’i realizojmë të drejtat tona në shtet. Bëhet fjalë për një edukim joadekuat jashtë shkollave të rregullta të mjekësisë, bëhet fjalë për trajnime përmes të cilat po infiltrohet kuadër i cili realisht është joadekuat dhe ne luftojmë kundër asaj sepse në atë mënyrë bie kualiteti i punës dhe statusit tonë. Numri i personave të tillë është i madh, ndërkaq ai kurs zgjat tre muaj. Mjekësia nuk mund të ushtrohet dhe të mësohet përmes trajnimeve, ajo kërkon shkollim të veçantë – tha Anita Dimovska, Koordinatore e motrave medicinale në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup.
Aktualisht, në Ligjin për kujdes Shëndetësor pozita e motrave medicinale njihet si “ bartëse të kujdesit shëndetësor” gjë që përfaqësueset e motrave medicinale në gjithë vendin kërkojnë që ta ndryshojnë.
Vjollca Aliti

