Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz i cili u nis për në New York, në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shprehu shqetësim lidhur me radikalizmit islamik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Pas nismës së tij, në Misionin e Austrisë në Kombet e Bashkuara sonte do të organizohet takim i ministrave të jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor.
Kurz deklaroi se nuk guxon të humbet perspektiva evropiane për vendet nga Ballkani Perëndimor në momentin kur vëmendja është e kahëzuar drejt Brexitit dhe marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë.
Lidhur me projekt-konkludimet nga samiti i KB-së për krizën e refugjatëve, Kurz konsideron se është pozitive ajo që tashmë është pranuar se problemi me emigrantët dhe refugjatët është problem global.