-Vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe kidnapimi nga shkolla e më pas vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska në Shkup, na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona, këtë e tha mes tjerash kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Konferencën Rajonale “Të bashkuar kundër dhunës-Mjaft” në Prishtinë, përcjell TV21. Kurti tha se nuk po mjafton arrestimi i kriminelëve.
“Kemi nevojë që sistemi i drejtësisë t’i bëjë prioritet trajtimin e rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave dhe të japë dënimet meritore për dhunuesit dhe kriminelët. Nuk kemi si të themi më prerazi se na duhet dënim meritor. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit”, theksoi Kurti./tv21.tv