Një 70 vjeçar nga Kumanova dyshohet se ka abuzuar seksualisht më një fëmijë 13 vjeçar, nxënës i një shkollë fillore në qytetin e Kumanovës.
Informacionin për Alsat e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme nga ku kanë theksuar se 70 vjeçari nga fshati Nikushtak i Komunës së Likovës dyshohet se gjatë një periudhë kohore për disa herë ka abuzuar seksualisht më fëmijën.
Megjithëse Prokuroriua Publike ka vlerësuar se pa konstatimin e abuzimit përmes ekspertizës ligjore, ndaj të dyshuarit nuk mund të procedohet me masa kujdesi.
Arrestimi i 70 vjeçarit u bë më 10 tetor, ndërsa më 11 u la i lirë për t’u ndjekur në procedurë të rregullt.
Jo zyrtarisht mësojmë se prindi i fëmijës së abuzuar, disa ditë para arrestimit të 70 vjeçarit ishte interesuar në shkollë nëse fëmija i tij është i rregullt në mësime ose jo. / Alsat.mk