Mashtrim i ri nga një agjenci turistike para fillimit të sezonit. Familja Mihajllovski ka paguar rreth 84 mijë denarë në agjencinë turistike “Orfei” për pushim pesëditor në Greqi, për dy të moshuar dhe dy fëmijë të mitur. Por, kur kanë arritur në hotel, recepsionisti i ka njoftuar se
ata nuk kanë rezervim. Më pas, ata pushimin është dashur ta paguajnë aty për aty, por dyfish më shtrenjtë, njofton Alsat M.
“Bëhet fjalë për marrëveshje të lidhur më 18 janar të vitit 2018 me agjencinë turistike “Orfei”, për pesë net ku përfshihet dreka dhe darka në një hotel në Greqi në periudhën 14- 19 qershor. Disa ditë para nisjes, me rregull e morëm vauçerin nga agjencia. Na konfirmuan se është paguar, por kur arritëm nga hoteli na u tha se paratë nuk janë transferuar”, tha Gligor Mihajlovski, i dëmtuar. Për kohë të shkurtë, agjencia turistike “Orfei” ka ndërruar lokacionin. Prej përballë Ministrisë së Drejtësisë është shpërngulur në garazhin me kate “Todor Aleksandrov”.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Të dy në një varkë/ Rama-Balluku takim kokë më kokë te Vila 30
- Vuçiç merr selamin e parë nga krimi i organizuar
- “Era e ndryshimit po vjen”/ Bushati, Spiropali dhe Veliaj mesazh të fortë Ramës: Protestat nuk janë fundi i botës, por fundi i një bote
- 352 votues nga Maqedonia e Veriut morën pjesë në zgjedhjet presidenciale në Bullgari
- (VIDEO) Qeveria mburret se shporta e tyre ka 358 denarë më pak në shtator
- Studentët raportojnë mbi 700 ankesa! Kërkojnë përmirësim të kushteve dhe transport falas
- Në 14 qendra në nivel republikan OKH “Merhamet” fillojnë me kurset falas të gjuhës turke
- Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në janar 2027


