Kryqi i Kuq ka bërë pagesën e mjeteve për familjet e personave të vdekur dhe të lënduar që po trajtohen jashtë vendit pas zjarrit tragjik në Koçan, përcjell TV21. Me pagesë mbulohen gjithsej 58 familje të viktimave, duke përfshirë edhe shoferin e ambulancës në Koçan që ndërroi jetë dhe 91 familje të të lënduarve që janë të duke u trajtuar në spitalet jashtë vendit. Për secilin person janë paguar 150.000 denarë.
Priten të dhëna shtesë për dy familje të dy të vdekurve dhe 16 familje të të lënduarve që po trajtohen jashtë vendit në mënyrë që të bëhen pagesa edhe për ta. Po bëhet mbledhja e të dhënave për të lënduarit që po trajtohen në vend. Deri më sot janë mbledhur gjithsej 66 milionë denarë.