Katër ditë pas marrjes së detyrës së kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu i Lëvizjes BESA ka realizuar takim me disa biznesmenë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.
Biznesmenët në fjalë kanë shprehur interesim që të investojnë në Komunën e Zhelinës, sidomos në prodhim të energjisë elektrike, qendra rekreative-sportive, pika për grumbullimin dhe përpunimin e mbeturinave, pishina të mbuluara si dhe shumë projkete tjera. /SHENJA/

