Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Delegacionin nga Komisioni për Punë të Jashtme të Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë, të kryesuar nga Fuat Oktaj, kryetar i Komisionit dhe ish-nënkryetar i Republikës së Turqisë .
Në mbledhje morën pjesë deputetët: Bejxhan Ilas , kryetar i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë , Fatmir Bytyqi dhe Merita Kullçi Koxhaxhiku , anëtarët e Grupit dhe sekretarja e përgjithshme, Marina Dimovska.
Në takim u shpreh kënaqësi për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë në të gjitha fushat, veçanërisht në nivel parlamentar .
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi shprehu besimin se dimensioni parlamentar i marrëdhënieve bilaterale ka rol kyç në përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ai iu referua nevojës për takime të rregullta ndërmjet komisioneve dhe grupeve parlamentare për miqësi dhe bashkëpunim nga të dy parlamentet. Sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh, Gashi vlerësoi se bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë brenda asambleve parlamentare të Këshillit të Evropës, OSBE-së, NATO-s dhe Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është shumë domethënës për arritjen e interesave të përbashkëta të të dyja vendeve.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë Fuat Oktaj theksoi se qëllimi i vizitës është zhvillimi i bashkëpunimit konkret ndërmjet komisioneve, si dhe thellimi i bashkëpunimit në nivel shumëpalësh. Ai u angazhua për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, veçanërisht në sferën ekonomike.
Deputeti Bejxhan Ilas u përqendrua në rëndësinë e grupeve të miqësisë dhe bashkëpunimit nga të dy parlamentet dhe informoi për aktivitetet e planifikuara në të ardhmen, përkatësisht vizitën e delegacionit të Grupit të Miqësisë Turqi -Maqedonia e Veriut. Ai theksoi se bashkësia turke në vend kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella, si në jetën private ashtu edhe në atë publike.
Bashkëbiseduesit u përqendruan në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, gjatë të cilit u përsërit angazhimi për rritjen e tregtisë së ndërsjellë dhe azhurnimin e marrëveshjes dypalëshe të tregtisë së lirë. Në këtë plan u vlerësua se mund të kontribuojë shumë edhe forumi i fundit i biznesit, ku morën pjesë rreth 120 biznesmenë nga të dyja vendet.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, integrimeve evropiane, punëve të brendshme, arsimit, kulturës dhe turizmit. Gashi dhe Oktaj mirëpritën aktivitetet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA, në Institutin Junuz Emre dhe Fondacioni Maarif në vend.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për çështjet aktuale globale dhe situatën në rajon dhe u referuan për nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm rajonal. Ata shpresojnë se bashkëpunimi i frytshëm dhe i suksesshëm ndërmjet dy kuvendeve do të vazhdojë të realizohet me intensitet edhe më të madh edhe në të ardhmen.
Data 29.08.2026
Aktuale
- Dy palestinezë, përfshirë një fëmijë, plagosen nga të shtënat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar
- U kap në makinë me Ergys Agasin/ GJKKO lë në burg ish-policin Uljan Shpatarakun
- Mucunski: Maqedonia e Veriut synon të bëhet portë hyrëse për turistët dhe investitorët izraelitë në Evropë
- I mori paratë dhe nuk i përfundoi punët, denoncohet për mashtrim me punë ndërtimi
- Tre sulme fizike dhe kërcënim me armë në Tetovë e Gostivar brenda 24 orëve
- VLEN: Zëvendësministrat e BDI-së heshtnin kur shqiptarët quheshin “terroristë”, sot BDI bën moral për shqiptarët
- ASH: Standarde të dyfishta – pse tani heshtin?
- Makinat kineze“udhëtojnë” drejt botës



