Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska sot u takuan me delegacionin e Lidhjes së Shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga kryetarja e lidhjes, Stanka Trajkova, si dhe deputeti i Kuvendit, Ilija Nikollovski, si përfaqësues të Partisë së pensionistëve të bashkuar dhe qytetarëve të Maqedonisë (PPBQM).
Në takim, kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, është biseduar për rritjen përgjithshme ekonomike të shtetit, rritjen e rrogave në vend dhe planet e përhershme dhe masat për rritje të pensioneve, si dhe për çështje tjera nga aspekti i standardit të jetesës të këtyre qytetarëve tanë.
Zaev dhe Carovska i kanë informuar përfaqësuesit e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve se realizohen kushte për rritje të rrogës minimale, është paralajmëruar rritje e re e rrogës minimale, rritje e vazhdueshme e rrogës mesatare, si dhe në bazë të rritjes së përgjithshme ekonomike në vend.
Të gjithë këto faktorë, qëndron në kumtesë, janë parakushte pozitive për rritje të pensioneve.
Në takim në zyrën e kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, theksohet në kumtesë, është bërë fjalë edhe për çështje tjera në interes të pensionistëve dhe shqetësimeve për çka në periudhën e ardhshme janë parashikuar zgjidhje.



