24 November
Kryeministri Zoran Zaev dhe kabineti i tij qeveritar, për herë të parë u shfaqën në Kuvend për të iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të cilat kryesisht kishin të bënin me propozim-ligjin për gjuhët, çështjet ekonomike por edhe për rastin Monstra e Sopoti si dhe çështjen e emrit. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilia Dimovski pyeti kryeministrin lidhur me shenjën e evropiane në propozim ligjin për gjuhët, duke e cilësuar të njëjtin ligj si jo kushtetuese, diskriminues dhe me mangësi të shumta. Sipas tij, me vendosjen e flamurit të BE-së në këtë propozim ligj, Zaev e kufizon edhe debatin dhe diskriminon komunitet tjera në Maqedoni.
Dua të di se përse e keni vendosur flamurin e BE-së në këtë propozim-ligj duke mos i marrë parasysh të gjitha problemet tjera politike që zhvillohen në Kuvend. Kjo bëhet ende më e rëndë duke i shtuar edhe komentin e euro komisarit Johans e Hahn i cili e vërtetoi se ky ligj nuk është prioritet i Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt euro integrimeve- deklaroi Ilia Dimovski, VMRO-DPMNE.
Të drejtat e qytetarëve janë parime për Bashkimin Evropian u përgjigj kryeministri Zaev. Ai tha se euro komisari Johanes Hahn nuk ka kritikuar këtë vendim por vetëm ka vlerësuar se ka reforma më prioritare se sjellja e ligjit për gjuhët.
Me të vërtetë të drejtat e qytetarëve janë parime të Bashkimit Evropian dhe diçka që është sjellë me vendime dhe deklarata të Bashkimit Evropian, diçka e cila gjithashtu është e rëndësishme në rrugën drejt integrimeve, ne vendosëm që të jetë pjesë e programit nacional andaj edhe iu vendos flamuri I BE-së. Hahn në deklaratën e tij aludoi në atë se ka prioritet më të rëndësishme por nuk pati asnjë kritikë për vendosjen e flamurit të ligji për gjuhët- deklaroi Kryeministëri Zoran Zaev.
Lëvizja Besa kërkoi llogari nga kabineti qeveritarë për hetimin ndërkombëtarë të premtuar për rastet që ngrenë dyshime në opinion si “Sopoti”, “Monstra” dhe “Kumanova”.
Ju pyes konkretisht se kur mendoni të ndërmerrni ndonjë hap konkret dhe të ngritin iniciativë për ngritjen e ndonjë hetimi ndërkombëtarë për sqarimin e këtyre rasteve për shkak se pengesë shumë e madhe e rehabilitimit të marrëdhënieve ndëretnike në vend por edhe e avancimit të Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO- deklaroi Afrim Gashi, Lëvizja Besa.
Qeveria po konsultohet më shtete ndërkombëtare për atë se si mund ta largoj dyshimet e qytetarëve për rastet e tilla, pa i cenuar vendimet e institucioneve vendore të drejtësisë, u përgjigj Zaev.
Nëse bëjmë komentim ndërkombëtarë për momentin, në ndonjë vendim të këtillë absolutisht ajo do të thotë çrregullim të pavarësisë së sjelljes së vendimeve gjyqësore dhe procedurës. Përderisa zgjatën procesi I ankimimit me faktorin ndërkombëtarë do ta gjejmë mënyrën se si ekspert ndërkombëtarë të jenë këtu dhe ti japin komentet e tyre ne faktet që eksitojnë dhe në pyetjet që qytetarët I bëjnë, se përse janë futur ata persona në Kumanovë dhe kush I ka dërguar- theksoi Zoran Zaev.
Qeveria në pyetjet e deputetëve të opozitës u akuzua për rritjen e buxhetit pa mos pasur ekonomi të sigurt. Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE pyeti përfaqësuesit e qeverisë se përse po mashtron qytetarët duke i hequr taksen radiodifuzive ndërsa nga ana tjetër ka rritur akcizën e naftës. Zoran Zaev tha se akciza e naftës është rritur për të larë borxhet e trashëguara nga partia që akuzonte dhe se ekonominë e vendit do ta forcojë me tërheqjen e investitorëve të huaj dhe sigurimin e kushteve për hapjen e bizneseve vendore.
Besian Leka

